You are here

Krijimi i Shkollës Kombëtare të Avokatisë - Hyrja në fuqi e Ligjit

Ligji për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë, ndryshimet e të cilit kanë hyrë në fuqi ditët e fundit, parashikon për herë të parë krijimin e një shkolle Kombëtare Avokatie si dhe trajnimin fillestar dhe vazhdues të avokatëve.

 

Në lidhje me licencimin e avokatëve, ky ligj parashikon rregulla të reja. Ndryshe nga procedura e deritanishme, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë avokatët nuk do të marrin licencë të menjëhershme sapo të mbarojnë fakultetin juridik, por do t’i nënshtrohen trajnimit fillestar. Kjo shkollë do të jetë e njëjtë si Shkolla e Magjistraturës, të cilës do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët për avokatë, dhe më pas, pas përfundimit të kësaj shkolle dhe certifikimit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ata do t’i nënshtrohen zhvillimit të konkursit dhe marrjes së licencës për ushtrimin e profesionit.

 

Gjithashtu në këtë ligj, parashikohet se avokatët që janë të pajisur me licencë të ushtrimit të profesionit, në mënyrë të detyrueshme, të ndjekin trajnimet e vazhdueshme, mbi zhvillimet e reja të legjislacionit, që do të organizohen nga Shkolla e Avokatisë. Një nga kurrikulat që do të ndiqet në Shkollën e Avokatisë do të jetë edhe të drejtat e njeriut, e lidhur ngushtë me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Një risi tjetër e këtij ligji e cila synon të evitoj zvarritjen e proceseve gjyqësore, ka të bëjë me komitetin e disiplinës, i cili mund të ndërmarrë masa ndëshkimore, deri në heqje licence ndaj avokatëve që bëhen shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore, apo që kanë kryer shkelje të tjera gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Shih ndër të tjera: http://gazetatelegraf.com/eduard-halimi-minister-i-drejtesise-ligji-i-avokatise-reformon-procesin-disiplinor-te-avokateve/